Maqedoni, raportimi mediatik ndihmon lidhjen e sërishme familjare të shkëputur dikur (Video)

“Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, nuk mund të më plotësohet! Ta renovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam, pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vije në vizitë dikush i imi i familjes. I vetëm kam mbet! ç’të bëjë?! Vështirë e kam me 2000 denarë në muaj. A të blej bukë, apo rrymë? Ja, prej tyre e marr rrymën me vite të tëra, ata të distribucionit as që duan të më kyçin në rrjet”, u shpreh Zenko.
Familja e tij është me origjinë nga Ostrazubi i Malishevës në Kosovë, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u largua nga vendlindja dhe mori rrugën për në Turqi.
Por, Familja Krasniqi përfundoi në Llozovë.
Zenko, nuk e di asnjë fjalë në shqip.
Prej 20 vjetësh, Zenko nuk ishte takuar me asnjë familjar.
Pasi u transmetua storja në TV21, që flet për jetën dhe gjendjen e Zejnelit, familjarët nga Ostrazubi i Kosovës e kanë njohur, dhe na kanë kontaktuar.
Ekipi ynë mori rrugën për Ostrazub.
“Prej Llozovës së Shtipit po udhëtojmë drejt Ostrazubit të Malishevës, atje po na presin familjarët e Zejnel Krasniqit për të na treguar rrëfimin e tyre se si u nda kjo familje.
Pas 3 orëve rrugë, mbërritëm tek shtëpia e familjes Krasniqi.
Familjarët e Zejnelit kanë dalë për të na pritur.
Në odë ishin mbledhur pleq e të ri, për të dëgjuar rrëfimin e Zejnelit.
Kryefamiljari, dhe më plaku i familjes, po na e tregon rrëfimin se si mbeti familja e ndarë.
Familja donte të dëgjonte më shumë informacione për jetën e Zejnelit, ndërsa kërkuan që kronikën tonë ta shohin edhe një herë.
Deri sa shikonin kronikën familjarëve ju rrjedhin lotët.
Familjarët kishin ardhur me një mini-bus.
Morëm rrugën për në Llozovë të Shtipit.
Ekipi ynë arriti më herët tek shtëpia e Zejnelit.
Si viteve tjera edhe sot Zejneli ishte i vetëm në shtëpi.
Po sa i treguan Zejnelit se familja është duke ardhur, ai menjëherë doli në oborr, dhe nuk e zinte vendi vend.
Pasi i përshëndeti të gjithë familjarët Zejneli i ftoi brenda familjarët.
Shtëpia iu mbush me familjarë, shumë prej tyre shikonin fotografit, e të parëve.
I ka marrë fotografitë dhe po ua tregon, të parët fotot që ka Zejneli nuk i ka familja Krasniqi në Kosovë.
Familjarët nga Kosova po e ftojnë Zejnelin që të kthehet dhe të jetoj në Ostrazub. Fatmir Krasniqi kushëriri thotë që na gëzon fakti që Zejnelin e gjetëm të gjallë.
Në këtë konak nuk u harrua as Lefterka, ku prej shumë vjetësh ishte kujdesur për Zejnelin.
Ai nuk harroi që ta ftoj atë në këtë gëzim familjarë.
Lefterka tregon se Zejneli shpesh herë i ka thënë se ka dëshirë ta takojë familjen.
Familja e Zejnelit nuk i harroi mirësitë që kishte bërë kjo zonjë për Zejnelin dhe i bënë një dhuratë.
Pasi u çmallën duhej të ndahen përsëri, familjarët nga Kosova po bëhen gati për të marrë rrugën e kthimit.
Zejneli me lot në sy i priti, me lot po i përcjell.
Para se të shkojnë po i tregojnë edhe njëherë Zejnelit vendin që e ka në Ostrazub.
Bënë foton e fundit bashkë para se të nisen.
Zejneli i përshëndeti, por doli edhe në rrugën kryesore për t’i parë edhe një herë.
Zejneli u kthye në shtëpi, i vetëm dhe i mërzitur./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit