Maqedoni, qeveria pret bashkim me opozitën për projekt-amendamentet

Pasi Kuvendi i Maqedonisë të premten vonë në mbrëmje e solli vendimin për fillim të ndryshimeve të Kushtetutës për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, kalojnë edhe 15 ditë aq sa Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese, ka afat të dorëzojë projekt-amendamentet e Kushtetutës deri te Kuvendi.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se nuk ka kundërshtim në amendamentet kushtetuese të futen kërkesat e disa deputetëve të opozitës të cilët votuan “për” të premten. Sipas tij, ato kërkesa nuk tërhiqen nga Marrëveshja e arritur me Greqinë.
“Do të ulemi së bashku t’i skicojmë projekt-amendamentet. Besojmë se mundemi ta bëjmë atë për më pak se 15 ditë me qëllim që ta shkurtojmë. Besoj se në suaza të atyre 15 ditëve do të mundemi me të vërtetë të harmonizohemi dhe pres të rritet shumica për përkrahje. Sikur që do t’i hapim amendamentet ashtu çdoherë e më shumë do të konfirmohet se nuk ka asgjë të dhimbshme, të rëndë ose të fshehur. Të gjitha këto amendamente së pari do të na bashkojnë”, tha Zaev.
Në pyetjen nëse janë të pranueshme kërkesat e deputetëve të opozitës, Zaev theksoi se ka pasur rast të shikojë katër pika dhe të njëjtat i ka lexuar me shumë kujdes.
Ai edhe njëherë bëri thirrje përmes procesit inkluziv jashtë përcaktimeve politike, pushtetit dhe opozitës të ulen së bashku dhe t’i definojnë saktë amendamentet kushtetuese dhe së bashku ta përkrahin , siç tha, këtë proces të rëndësishëm për Maqedoninë.
Zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tha se Qeveria do të mundohet edhe më herët nga 15 ditët e parashikuara ta përfundojë detyrën me projekt-amendamentet. Në pyetjen nëse do të jenë pesë amendamente, tha se nuk dëshiron të paragjykojë sepse kjo do të thotë se Qeveria sërish e ka fjalën kryesore.
Në Kuvendin e Maqedonisë pritet prej sot të fillojë procedura edhe për formim të trupit për pajtim, një nga katër kërkesat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese e dorëzuan deri te Parlamenti.
Me votimin në Kuvend të premten, përfundoi faza e parë e ndryshimeve të Kushtetutës. Në fazën e dytë duhet të konfirmohen projekt-amendamentet dhe për atë nevojitet shumicë e thjeshtë ose 61 vota në Kuvend. Faza e tretë dhe e fundit është miratimi i amendamenteve për çka nevojitet shumicë prej dy të tretave ose përkrahje prej së paku 80 deputetëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës