LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, punonjësit e Filharmonisë protestuan para Minsitrisë së Kulturës

Maqedoni, punonjësit e Filharmonisë protestuan para Minsitrisë së Kulturës

Me instrumentë në dorë dhe muzikë, punonjësit e Filharmonisë së Maqedonisë protestuan para Ministrisë së Kulturës për të shprehur pakënaqësinë e vendimit qeveritar që në objektin e tyre të vendoset jazz orkestri.

Ata thonë se kanë marrë premtim nga ministrja Kostadinovska-Stojçevska se vendimi, sipas tyre, që është miratuar në mënyrë jotransparente dhe pa konsultime do të ndryshohet, megjithatë, situata mbetetet e njëjtë.

“Padrejtësisht jemi vendosur në situatë mbrohemi nga ata të cilët duhet ta mbojnë institucionin tonë dhe për këtë arsye vendosëm të kundërshtojmë përmes protestave të qeta deri në ndryshimin përfundimtar të këtij vendimi. Sot me këtë protestë vetëm paralajmëruam dhe javën e ardhshme do protestat do të jenë më intensive”, that kryetari i Sindikatës së Filharmonisë, Vladmiri Lazarevski.


Nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zgjidhje të përkohshme deri sa të zgjidhet statusi i orkestrës të sapo formuar të jazzit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Besojmë se së shpejti do ta dëgjoni vendimin dhe se do t’u bëhet e qartë se askush nuk ka pasur qëllime tjera. Nuk ka logjikë që Ministria e Kulturës të punojë në dëm të institucioneve që janë nën ministrinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Kalo në kategori