LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendorë

Maqedoni, privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendorë

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se vendimi i Qeverisë për t’u ofruar kushte të njëjta si investitorëve të huaj, ashtu dhe atyre vendorë, paraqet një impuls të rëndësishëm për mëkëmbjen e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme, shkruan REL.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, para biznesmenëve është zotuar se “çdo investitor në Maqedoni, vendas ose i huaj, i cili do të fillojë investimet, do të ketë kushte të njëjta, përkatësisht do të mund t’i shfrytëzojë privilegjet që deri më tani i kanë pasur vetëm investitorët e huaj”. Këto privilegje përfshijnë lehtësime nga tatimi mbi të ardhurat personale, përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat, duke mbështetur shteti ndërtimin e infrastrukturës, vende me kosto të ulët për ngritjen e kompanive prodhuese, por edhe ndihmë direkte të shtetit përkatësisht një mijë euro për çdo punëtorë të ri të angazhuar.

“Maqedonia nuk e ka braktisur politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, por i ka barazuar kushtet për investitorët vendas me ata të huaj”, ka theksuar Zaev Zaev para përfaqësuesve të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.


Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është për t’u përshëndetur vendimi i Qeverisë së re të Maqedonisë për të trajtuar investitorët e brendshëm në formë të barabartë sikurse kompanitë e huaja, sa u përket privilegjeve që ofron shteti. Megjithatë, ai nënvizon se me rëndësi të veçantë për zhvillimin e ekonomisë është shpërndarja transparente e mjeteve nga buxheti, përkatësisht kompanitë vendore të trajtohen në formë të barabartë dhe jo mbi bazë të afërsisë që ata kanë me struktura të caktuara në pushtet.

“Gjithmonë mbetet faktori njeri ai që vendos se kush do të duhet të marrë nga kulaçi i përfitimeve. Mjetet që shërbejnë si impuls për investitorët duhet mbajtur llogari që të mos ndahen mbi baza partiake, rajonale ose ideologjike”.

“Duhet të jetësohet formula e barabartë gjatë ndarjes së mjeteve për të gjithë, dhe duhet pasur gjithnjë parasysh se kompanitë lokale janë ato të cilët ia duan mirëqenien këtij shteti dhe që të interesuara që zhvillimi ekonomik të fillojë nga ta, duke hapë më shumë vende pune, më shumë eksport nga Maqedonia gjithsesi dhe përfitim për bizneset vendore”, vlerëson Ademi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për investimet e huaja, Koço Angjushev, thotë se ndryshimet në konceptin për tërheqje të investimeve të huaja, kryesisht kanë të bëjnë me transparencën rreth asaj se kush do të mund të ketë qasje në mjetet që ndahen nga arka e shtetit.

Angjushev thotë se kriteret do të shpallen publikisht duke mos krijuar asnjë avantazh për kompanitë e huaja në kurriz të atyre nga vendi.

“Ne do të duhet të zhvillojmë një strukturë transparente të shpërndarjes së mjeteve nga buxheti i shtetit për të gjitha kompanitë, të cilat do të vendosin për të investuar në Maqedoni, pavarësisht nëse ato janë vendore ose të huaja, njëherësh investitorët pa pasur nevojë tërealizojnë negociata me Qeverinë, por thjesht në internet t’i shohinofertatdhe vetë të aplikojnë. Aty qartë do të dihet çka u takon si e drejtë dhe atë të drejtë të mund ta realizojnë pa ndihmën e askujt”, thekson Angjushev.

Por, nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kritikojnë ashpër masat e Qeverisë, duke theksuar se përmes këtyre vendimeve në formë të drejtpërdrejtë dëbohen investitorët e huaj, të cilët kanë hapur më shumë se20 mijë vende pune dhe bashkëpunojnë me më se 200 kompani nga vendi.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krahas transparencës që ka të bëjë me benifitet që ofron shteti për investitorët, duhet të mbahet llogari dhe për punëtorët që inkuadrohen në këto firma, sepse përderisa kompanitë shfrytëzojnë privilegje gjatë hapjes së biznesit, në trajektore të njëjtë nuk përvetësohet edhe statusi i të punësuarve në këto kompani.

“Deri më tani qeveria nuk ka pasur politika për tërheqjen e investitorëve të huaj, por ato më shumë ishin do të thosha politika për blerjen e investitorëve të huaj. E them këtë duke pasur parasysh kapitalin, i cili ka hyrë në Maqedoni kundrejt asaj sa Maqedonia ka shpenzuar si shtet, duke ofruar mjete për këto kompani në formë të benefiteve të ndryshme”.

“Ndërkohë, që punëtorët e angazhuar në kompanitë e huaja, të cilat kanë marrë subvencione nga shteti, kanë siguruar kryesisht paga minimale prej më pak se 170 euro në muaj”, konsideron Sllobodan Najdovski, profesor universitar.

Ai thekson se krahas privilegjeve që siguron shteti për kompanitë që do të investojnë në Maqedoni, duhet të kërkohet nga ta që t’i përmirësojnë dhe kushtet për punë për punëtorët e angazhuar.

Për dallim nga Qeveria e kaluar, e cila nga buxheti i shtetit ka ndarë në vazhdimësi mjete për kompanitë e huaja, Qeveria e re e Maqedonisë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev me rishikimin e buxhetit, ka përgjysmuar paratë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Më pak mjete financiare janë paraparë edhe për ndërtimin e zonave të lira ekonomike. Agjencia për Investime të Huaja me rishikimin e buxhetit ka në dispozicion vetëm tre milionë euro, nga 5,7 milionq të parashikuara më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori