Në Kuvend sonte përfundoi debati për shkarkimin e zëvendësministrave të Mbrojtjes, të Bujqësisë dhe të Arsimit. Mbledhja, siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të vazhdojë nesër në orën 14. Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe zgjedhja e zëvendësministrave të rinj.
Në vazhdimin e sontëm të mbledhjes së 104-t, folën vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së. Deputetja Rashela Mizrahi i tha kryeministrit Dimitar Kovaçevski se pas qeverisjes së LSDM-së do të ketë përgjegjësi sistemike, financiare dhe sociale. Mizrahi tha se në vend po ndodh një kolaps total në të gjitha sferat.
Deputetja përkujtoi se Kovaçevski rregullisht e ka vizituar selinë e OBRM-PDUKM-së dhe ka pyetur nëse e ka ndërruar retorikën “nëse nuk mund t’i fitosh, atëherë bashkohuni me ta” vetëm për të qenë afër pushtetit pa marrë parasysh se kush është.
Sipas deputetes Maria Petrushevska nga OBRM-PDUKM kjo Qeveri në mungesë të rezultateve gjithnjë bën përpjekje të fshihet nën petkun e integrimeve evropiane.
“Shuplaka evropiane për këtë koalicion të ri qeveritar erdhi pikërisht dje. Ambasadori austriak tregoi qartë duke iu referuar një letre, por edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Evropiane, në të cilën ju thotë qartë se po keqpërdorni flamurin evropian për interesa biznesi, gjegjësisht për një ligj që ka nuk ka të bëjë me rregulloren evropiane. Është mohim i qartë se kjo Qeveri vështirë se mund të punojë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, tha Petrushevska.
Mbledhja për rikonstruimin e Qeverisë po zhvillohet tashmë në javën e tretë. Mbrëmë ishin zgjedhur ministrat e rinj nga Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM-ja, ndërsa nesër pritet të votohet për shkarkimin e zëvendësministrave dhe të fillojë debati për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj.
Kryeministri Kovaçevski për zëvendësministra i propozon Tiron Jajagën në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktorija Avramovska Madiqin në Ministrinë e Drejtësisë, Vjollca Berishën në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manolevën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiun në Ministrinë e Arsimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht