LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Lehtësohen masat për hyrje në Norvegji, Bullgari dhe Kosovë

MPJ Maqedoni: Lehtësohen masat për hyrje në Norvegji, Bullgari dhe Kosovë

Lehtësohen masat për hyrje të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Mbretërinë e Norvegjisë dhe në Republikën e Bullgarisë, njofton Ministria për Punë të Jashtme.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës shfuqizon detyrimin që qytetarët tanë të dorëzojnë certifikatën për dozën e tretë të vaksinës kundër Koronavirusit ose testin PCR negativ në hyrje. Me vendimin e ri që do të hyjë në fuqi nga nesër, qytetarët tanë mund të hyjnë në Kosovë nëse kanë certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19, ose një dozë por me test PCR.

Norvegjia ka hequr kufizimet e hyrjes për qytetarët tanë, por ende vazhdon të kërkojë plotësimin e formularit të regjistrimit përpara se të hyjnë në Norvegji https://reg.entrynorway.no/) si dhe paraqitjen e detyrueshme të një testi PCR negativ të bërë 24 orë përpara hyrja në Norvegji, nëse personi është më i vjetër se 18 vjeç dhe nuk ka certifikatë të vlefshme vaksinimi ose ka kaluar Covid-19.


Masat të lehtësuara për hyrje edhe në Bullgari, të cilat parashikojnë paraqitjen e një prej dokumenteve të mëposhtme: certifikatë për marrjen e dy ose tre dozave të vaksinës kundër Kovid 19; vërtetim që ke kaluar Kovid 19; PCR negativ ose test antigjen negativ.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori