Pa dyshim njëri prej proceseve gjyqësore që është më aktual dhe i cili vazhdimisht ndiqet nga një numri konsiderueshëm i publikut dhe mediave është gjykimi për lëndën gjyqësore “Zhvatja”. Seancat e fundit për këtë rast ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva (ish-prokurorja speciale) u anuluan për shkak të mungesës së dëshmitarëve, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, gjykatësja e lëndës Vaska Nikollovska – Masevska, para opinionit bëri të ditur se për këtë rast seancat janë caktuar deri me datë 10 prill.
Në bazë të këtij orari mund të shihet se edhe brenda fushatës zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon me 23 mars gjykimi për këtë lëndë do të vazhdoj. Rrjedha e mëtutjeshme e kësaj lëndë gjyqësore pritet të zhvillohet me prezantimin e dëshmitarëve nga vetë të akuzuarit, gjegjësisht parashikimet janë që aktgjykimi për “Zhvatjen”, të shpallet brenda këtyre seancave të caktuara, pra deri me 10 prill, dy ditë para se të mbahen zgjedhjet e nënta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Deri në fund të muajit mars po ashtu janë caktuar të mbahen seanca gjyqësore edhe për dyshuarit si organizator të ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Parlament.
Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ish-ministrat nga koha e OBRM-PDUKM-së, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski. Procesi gjyqësore për këtë lëndë është ende në fazën fillestare. Përveç këtyre rasteve gjatë periudhës që vijon janë caktuar edhe shumë seanca gjyqësore për lëndët e ish-Prokurorisë Speciale Publike. Këto raste vazhdojnë të përfaqësohen nga ish-prokurorët special, të cilët tashmë janë deleguar në prokuroritë amë. I tillë është edhe rasti “Target-Fortesa”, kundër ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe të akuzuarve të tjerë. Gjykatësja e lëndës Xheneta Begtoviq, për këtë rast ka caktuar seanca deri me 31 mars.
Ndonëse seanca e radhës për rastin “Monstra” është caktuar me datë 10 mars, nga prokuroria dhe gjykata kanë paralajmëruar se gjykimi i kësaj lëndë do të vazhdoj edhe pas kësaj date. Së fundmi në njërën prej seancave për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, u diskutua se si ish-ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, janë dakorduar që seancat gjyqësor për rastin “Monstra”, në vitin 2013, gjatë kohës së fushatës zgjedhore të anulohen. Njëkohësisht deri me 25 mars në GJPSH, është paraparë agjendë e ngjeshur e seancave gjyqësore për rastin “Titanik 3”, kundër Ejup Alimit dhe Ismet Gurit.
Prezantimi i dëshmitares nga Gjermania, Resmije Azemi, përmes video-konferencës pritet të jetë në fokus të këtij procesi gjyqësor. Njëkohësisht deri para ditë së zgjedhjeve në GJPSH, janë paraparë të zhvillohen dhjetëra seanca gjyqësore për rase si “Titanik”, “TNT”, “Talir” e kështu me radhë. Pjesa dërmuese e këtyre rasteve të fundit janë kundër ish-funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe ndikime të tjera të jashtëligjshme.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe që vijon pritet të caktohet edhe seanca publike në Gjykatën e Apelit në Shkup, për rastin “Sazdovski”, ku gjykata e shkallës së parë si fajtor i shpalli Besir Belën dhe Skender Demirin, dhe të njëjtit i dënoi me nga 19 vite burg. Ankesa e tyre përmes avokatëve në Gjykatën e Apelit është dërguar që moti, respektivisht Prokuroria e Lartë e Shkupit, shqyrtimin e kësaj lëndë e kishte përfunduar kohë më parë dhe të njëjtën tashëm e ka dërguar në Apel./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë