Maqedoni: 24 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.571 testime për coronavirus, ndërsa 1.074 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup - 357, Gostivar dhe Tetovë nga 155, Kumanovë - 74, Kërçovë - 51, Strumicë - 40, Dibër - 20, Strugë - 27, Veles - 22, Prilep - 21, Manastir dhe Shtip - nga 17, Kavadari - 16, Gjevgjeli - 15, Sveti Nikolle - 13, Resnjë - 11, Ohri dhe Koçani - nga 9, Radovish, Valandovë dhe Kratovë - nga 8, Bogdanci - 6, Berova dhe Makedonski Brod - nga 5, Negotina, Kriva Pallankë, Dellçeva, Vinica dhe Pehçeva - nga 1 secili.
Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 24 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistrzuar 291 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 166.741, prej të cilëve 151.692 janë shëruar, ndërsa 5.632 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (20 gusht) është 9.417./Telegrafi/



















































