LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë e Madhe

Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë e Madhe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar ka vizituar kontingjentin e Forcës së Sigurisë të angazhuar në operacionin Interlflex.

Maqedonci thekson se angazhimi i instruktorëve të FSK-së në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

“Në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus”, shkroi Maqedonci.


“Angazhimi i instruktorëve të FSK në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori