LAJMI I FUNDIT:

Mansory sjell Aston Martin DBX që lëvizë me shpejtësi prej 325 km/h

Mansory sjell Aston Martin DBX që lëvizë me shpejtësi prej 325 km/h

Me projektin që “erdhi në jetë” duke u bazuar në Aston Martinin e parë SUV, në Mansory kanë treguar se pason trendi më i ri që rezulton me një “tank” super të shpejtë.

Marrëveshja më e fundit nga Mansory është trendi që të realizojë SUV të shpejtë – duke e bërë një gjë të tillë me Aston Martin DBX që ka fellne 24 inç të aluminit, transmeton Telegrafi.

Për ta vënë në lëvizje këtë “bishë”, është montuar motori me 4.0 litra bi-turbo V8, që për dallim nga modeli standard që prodhon 550 kuaj-fuqi – versioni i Mansory i ka 800 kuaj-fuqi.


Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda, e shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë automatike në 325 km/h. /Telegrafi/