Sadio Mane thuhet se u gjobit me 500 mijë euro pasi sulmoi fizikisht shokun e skuadrës Leroy Sane, i cili e fali senegalezin për momentin e tij të çmendurisë dhe nuk donte që klubi t’i prishte kontratën.
Situata aspak e mirë te Bayern Munichu, me Manen që goditi me grusht Sanen, kishte pushtuar çdo medium evropian dhe botëror në ditët e fundit.
Megjithatë, pas disa takimeve të mërkurën dhe enjten, drejtuesit e Bavarezëve vendosen ta pezullojnë ish-sulmuesin e Liverpoolit.
Por, kjo tani thuhet se nuk është e tëra, pasi Mane ka marrë edhe dënim.
Përveç pezullimit deri në një njoftim të dytë, Mane ka marrë edhe një gjobë, e cila sigurisht është një nga më të mëdhatë në historinë e Bundesligës, por që nuk do të jetë shumë e vështirë për të duke qenë se fiton mbi 20 milionë euro në vit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni e ka gjobit me 500 mijë euro Manen pas grushtit ndaj Sanes.
Sadio Mané has been fined around half a million euros [@BILD]
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 13, 2023
Në të njëjtën kohë, gjatë bisedës me drejtuesit e klubit, Sane ka thënë se nuk dëshiron që Mane të dënohet më rëndë dhe ka hedhur poshtë mundësinë e ndërprerjes së kontratës me senegalezin.
Bild shkruan gjithashtu se, nëse Mane tregon pendim, ai mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e kthimit kundër Manchester City të mërkurën.
Në fund Mane u pezullua, por e ardhmja e tij në klub nuk është aspak në rrezik. /Telegrafi/
Leroy Sané asked the club not to sack Sadio Mané and not to give him a severe punishment. For the German international, the topic is now closed [@BILD]
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 13, 2023