Liverpooli ka qenë shumë afër të blejë një sulmues anësorë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ishte në negociata me Watfordin për sulmuesin senegalez Ismaila Sarr, por në fund dështuan negociatat.


22-vjeçari luan me Watfordin në Championship ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime, por ai ka luajtur për mrekulli edhe edicionin e kaluar në Ligën Premier.

The Reds kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe këtë e ka zbuluar agjenti i tij Thierno Seydi.

maxresdefault 17

“Me Liverpoolin disa ditë më parë ne ishim afër nënshkrimit të kontratës që do ta lidhte Ismaila Sarr me The Reds për një kohë të gjatë”, deklaroi Seydi.

Tutje agjenti i senegalezit ka thënë se bashkëkombësi i Sarr, Sadio Mane ka kërkuar një shtëpi në qytetin e Liverpoolit për të, pasi transferimi thuajse ishte i kryer.

“Ishte gjithçka e kryer, paga mujore dhe kohëzgjatja e marrëveshjes. Madje i kemi thënë Manes të kërkonte një shtëpi dhe ai kërkoi në Liverpool”.

thierno seydi agent jetais pas convaincu par aliou cisse comme coach koulibaly doit quitter naples Sadio Mane dhe agjenti Thierno Seydi

Agjenti Seydi ka zbuluar edhe arsyen pse dështoi ky transferim në momentet e fundit.

“Krejt në fund gjithçka dështoi për çmimin e lojtarit. Liverpool nuk ishte në gjendje të paguante 40 milionë euro për ta transferuar lojtarin dhe marrëveshja u prish”, përfundoi Seydi.

Image from iOS4 e1566467249320 scaled Sadio Mane duke mbajtur në dorë foton e bashkëkombësit të tij, Ismaila Sarr

Në anën tjetër vet Sarr nuk i ka mohuar fjalët e agjentit të tij, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga Watford në verë.

“Liverpooli është një skuadër e shkëlqyeshme ku të gjithë do të donin të luanin atje”.

“Ata fituan Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, por ka edhe klube tjera të shkëlqyeshme në Angli”.

1194303029 Ismaila Sarr gjatë një dueli me Sadio Manen edicionin e kaluar në ndeshjen Watford - Liverpool.

“Nëse do të largohem nga Watfordi do ta bëjë vetëm për një skuadër më të mirë”, ka deklaruar Sarr.

Vlen të theksohet se për lojtarin interesim të madh kishte shprehur edhe Manchester United në verë, por Djajtë e Kuq donin vetëm një huazim të thjeshtë pa të drejtë blerje, ofertë që ishte refuzuar nga Watfordi. /Telegrafi/

telegrafi sport app