Sadio Mane është frymëzuar nga bashkëkombësi i tij, El Hadji Diouf.

Anësori i Liverpoolit është duke përjetuar kulmin e tij në karrierë që nga ardhja në Anfield nga Southamptoni.


Megjithatë, Mane ka theksuar se heroi i tij dhe motivimi i madh për të arritur në karrierë ka ardhur nga ish-sulmuesi i Liverpoolit, El Hadji Diouf.

“Kur isha i ri unë e shikoja Dioufin dhe ai ishte një nga heronjtë e mi”, ka thënë Mane për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

diouf

“Ai gjithashtu ka luajtur për Liverpoolin dhe ishte një motivim i madh për mua”, përfundoi anësori senegalez. /Telegrafi/

telegrafi sport app