Manchester United thuhet se po tenton të transferojë Joao Felixin nga Atletico Madridi në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sulmuesi portugez kaloi në verën e kaluar te Rojiblanco për shumën e 130 milionë eurove, mirëpo nuk ia ka arritur të përshtatet në La Liga.


Le10Sport raporton tani se Manchester Unitedi dëshiron të transferojë Felixin, që t'i ndjek hapat e Cristiano Ronaldos.

felix

Talenti portugez është nën menaxhimin e agjentit Jorge Mendes që ka një raport shumë të mirë me Djajtë e Kuq.

Agjenti po ashtu ka nën menaxhim edhe Bruno Fernandesin që aktualisht luan në Old Trafford, e që kaloi nga Sporting Lisbona.

Atletico Madridi mund të lejojë largimin e tij, mirëpo vetëm nëse pranon shumën e njëjtë që ka paguar te Benfica. /Telegrafi/

telegrafi sport app