LAJMI I FUNDIT:

Manchester United përgatit ofertën për lojtarin që t’i plotësojë dëshirën e parë trajnerit Ten Hag

Manchester United përgatit ofertën për lojtarin që t’i plotësojë dëshirën e parë trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag është trajner i ri i Manchester United, por që do ta marrë drejtimin e klubit nga sezoni i ri.

Trajneri holandez aktualisht mbanë postin te Ajaxi, por në fund të sezonit do të bashkohet me Djajtë e Kuq pasi zyrtarizimi i tij tanimë ka ndodhur.

Me ardhjen e Ten Hag pritet një revolucion te gjiganti anglez, ku pritet të ketë shumë largime dhe shumë emra të tjerë që do të vijnë.


Dëshira e parë e trajnerit holandez është transferimi i mesfushorit holandez Frenkie de Jong.

Reprezentuesi holandez është duke shkëlqyer me Barcelonën, por që Djajtë e Kuq janë duke përgatitur ofertë për t’i marrë shërbimet e tij.

Mediat në Angli kanë raportuar se United po bën gati një ofertë prej 75 milionë eurove për ta transferuar holandezin nga Camp Nou, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi De Jong është ndër lojtarët kryesorë të katalunasve.

Ten Hag e do jashtëzakonisht shumë De Jongun pasi kishin arritur suksese të mëdha së bashku te Ajaxi.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë ofertën e Djajve të Kuq, të cilët do të tentojnë me çdo kusht transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori