LAJMI I FUNDIT:

Manchester City nuk gabon ndaj Leeds United, kthehet lider në Ligën Premier

Manchester City nuk gabon ndaj Leeds United, kthehet lider në Ligën Premier

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Leeds United me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 34-të.

Qytetarët që ishin në ndjeke të Liverpoolit para kësaj ndeshje e nisën furishëm përballjen.

Në minutën e 13-të një pasim i Phil Foden gjeti Rodrin që shënoi për 1-0.


https://twitter.com/kayso_1/status/1520445520078151680

Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë nuk solli më gola të tjerë.

Më të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54-të, Nathan Ake gjeti golin për 2-0.

Gabirel Jesus vulosi fitoren në minutën e 78-të kur përballë portierit u tregua i saktë për 3-0.

Krejt në kohën shtesë Ferandinho me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 4-0.

Pas kësaj fitoreje Manchester City kthehet lider me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që është i dyti. /Telegrafi/