Manchester City fiton me lehtësi ndaj Shakhtarit

Manchester City ka fituar si mysafir i Shakhtarit me rezultat 3-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të besuarit e Pep Guardiolas e nisën shumë mirë takimin duke shënuar dy herë në pjesën e parë.
Ishte minuta e 30-të kur David Silva kaloi qytetarët në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.
Aymeric Laporte shënoi për 2-0 në minutën e 30-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë anglezët e menaxhuan ndeshjen dhe nuk e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.
Për ta vulosur triumfin në tokën ukrainase u kujdes Bernardo Silva që shënoi në minutën e 71-të.

Manchester City pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e gjashtë pikëve. /Telegrafi/






















































