LAJMI I FUNDIT:

Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

Manchester City ka shënuar fitore ndaj PSG-së edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 2-0.

Qytetarët kanë kaluar për herë të parë në histori të klubit në finalen e Ligës së Kampionëe, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Në fillimin e ndeshje PSG fitoi një penallti, pasi u mendua që Oleksandr Zinchenko luajti me dorë. Por pas shikimit në VAR, gjyqtari e anuloi.


Pas këtij episodi ishin anglezët që shënuan në minutën e 11-të.

https://twitter.com/NewsFTBL/status/1389659674480451584

Riyad Mahrez gjeti rrjetën pas disa pasimeve të mira të Manchester Cityt (1-0).

PSG ka rrezikuar dy herë  seriozisht portën pas golit të pranuar, me Marquinhos dhe Agnel Di Maria, por nuk ishin të saktë.

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më raste të mira dhe City shkoi në pushim me një gol epërsi.

Me rastin e parë të mirë në pjesën e dytë Manchester City gjeti edhe golin e dytë.

Zhvillohej minuta kur nga një kundërsulm model, De Bruyne nisi aksionin ku pasoi te Phil Foden i cili e gjeti në zonë Riyad Mahrezin, i cili nga afër nuk e kishte të vështirë të shënonte për 2-0.

https://twitter.com/yuslule/status/1389681193990426628

Në minutën e 70-të PSG mori edhe goditjen e fundit, kur Angel Di Maria u ndëshkua me karton të kuq direkt.

City kishte mundësi që të shënonte me Phil Foden, por goditja e tij në minutën e 77-të u ndal në shtyllë.

Deri në fund ndeshja nuk kishte histori dhe Manchester City me të drejtë feston kalimin në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori