Manchester City e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Bayern Munich

Pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Bayern Munich është mbyllur me epërsinë e anglezëve.
Rastin e parë të mirë në ndeshje e kishin bavarezët që rrezikuan me Jamal Musialan, goditja e të cilët u ndal nga mbrojtja.
Vetëm pas një minute, Manchester City kaloi në epërsi me supergolin e shënuar nga Rodri për 1-0.
Qyetetarët kanë mundur të shtojnë epërsinë në minutën e 34-të, por goditja e Ilkay Gundogan u ndal nga Yann Sommer.
Skuarat shkuan në pushim me epërsinë e anglezëve prej 1-0, ndërsa pjesa e dytë pritet të dhurojë më shumë spektakël. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































