LAJMI I FUNDIT:

Man Utd po udhëheq garën për transferimin e portierit Onana

Man Utd po udhëheq garën për transferimin e portierit Onana

Media të shumta në Itali pohojnë se Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana, i cili do të zëvendësohet nga Guglielmo Vicario në Giuseppe Meazza.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Djajtë e Kuq po bëjnë presion për të nënshkruar me reprezentuesin kamerunas, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë me Nerazzurrët.

Gazzetta dello Sport raporton se  Unitedi është ‘gati’ për të bërë një ofertë, ndërsa Il Corriere dello Sport shkruan se Onana ‘do të përqafojë përsëri Erik ten Hag’ duke qenë se dyshja tashmë kanë punuar së bashku në Ajaxi.


Çmimi i kërkuar i Interit për Onanën thuhet se është rreth 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, Vicario i Empolit do të kushtonte rreth 25 milionë euro si pasues i Onanës.

Kërkohet nga Inter, Roma dhe Juventus, Vicario thotë se është gati për hapin e madh në karrierë
Lexo po ashtu Kërkohet nga Inter, Roma dhe Juventus, Vicario thotë se është gati për hapin e madh në karrierë

Të martën, presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, tha se një klub i madhe i Serie A e kishte telefonuar duke i kërkuar informacion për italianin pasi ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit.

Chelsea mendohej se do të kryesonte garën për Onanën, por Manchester United tani është përpara në garën për 27-vjeçarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori