LAJMI I FUNDIT:

Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit

Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit

Manchester United pritet të bëjë një ofertë prej 85 milionë eurosh për një lojtar të Real Madridit i cili është cilësuar si ‘lojtari i tyre më i rëndësishëm’. 

United pritet të sjellë një numër përforcimesh në verë, teksa po synojnë të përmirësojnë atë që ka qenë një sezon për t’u harruar në Ligën Premier. 

Të pozicionuar në pozitën e 13-të dhe të etur për ta fituar Ligën e Evropës për të siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, ‘Djajtë e Kuq’ pritet t’i nënshtrohen një sërë ndryshimeve në verë. 


Një numër lojtarësh janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ dhe raportimet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se një ofertë prej 85 milionë eurosh po përgatitet për Federico Valverden. 

Uruguaiani ka tetë gola dhe shtatë asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat deri më tani dhe madje ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjet ku nuk kanë luajtur Luka Modric dhe Lucas Vazquez. 

Ani pse ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029 dhe mbetet pjesë e rëndësishme e ekipit të Carlo Ancelottit, Fichajes ka bërë me dije se United e vlerëson atë si një lojtar kyç për projektin e tyre të ri. 

Ruben Amorim nuk bindet nga ylli i Man Utd, klubi do të tentojë shitjen e tij në verë
Lexo po ashtu Ruben Amorim nuk bindet nga ylli i Man Utd, klubi do të tentojë shitjen e tij në verë

Vinicius Jr, njëri ndër yjet e Real Madridit, e ka përshkruar Valverden si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit dhe ka thënë se ai bën çdo gjë në mënyrë fantastike. 

Valverde iu bashkua Real Madridit nga Penaroli në vitin 2016 dhe fillimisht ka luajtur në Real Madrid Castilla para se të bëjë 305 paraqitje me ekipin e parë, duke fituar tre tituj të La Ligas dhe dy të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Liga e Kampionëve
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

La Liga
Interi iu kundërpërgjigj Bayernit me një foto në rrjetet sociale pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Interi iu kundërpërgjigj Bayernit me një foto në rrjetet sociale pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori