Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag mbetet shumë i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong dhe tashmë ka një ide mes drejtuesve për transferimin e holandezit.

Ten Hag ka punuar me mesfushorin e Barcelonës gjatë kohës së këtij të fundit tek Ajaxi.


Loja e tij i pëlqen shumë trajnerit të ardhshëm të Unitedit dhe ten Hag e do atë në Old Trafford për sezonin e ri.

Sipas gazetarit spanjoll Gerard Romero, Ten Hag është një tifoz i madh i 24-vjeçarit dhe është i etur për t'u ribashkuar me të në Old Trafford.

Romero ka sugjeruar gjithashtu që Barcelona pret që t'i ofrohen tre lojtarë në këmbim të mesfushorit, përfshirë mbrojtësin Harry Maguire.

de jong ten hag

Kapiteni i Unitedit është kritikuar shumë për paraqitjet e tij këtë sezon dhe largimi i tij do të ishte lehtë i realizueshëm.

Në anën tjetër, De Jong shkëlqeu nën drejtimin e Ten Hag te Ajaxi përpara se të kalonte te Barcelona për një tarifë rreth 80 milionë euro në vitin 2019. /Telegrafi/

telegrafi sport app