Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehen fitores dhe të fitojnë derbin e luftuar ndaj Spurs, të zhvilluar në stadiumin Old Trafford, nën regjinë e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Ronaldo (12’, 38’, 81’), ndërsa për mysafirët Harry Kane (35’) dhe Harry Maguire (72’) autogol.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes pikërisht ylli portugez, Ronaldo, i cili pas het-trikut të shënuar u notua me notë 9.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Paul Pogba, David De Gea dhe Alex Telles që u vlerësuan me notë 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/