Gjiganti anglez, Manchester United është duke u lidhur me mesfushorin e Barcelonës, portugezin Andre Gomes.
Djajtë e Kuq kanë mbetur mbrapa në garë për titull ndaj rivalit të urryer lokal, Manchester Cityt.
Kështu, drejtuesit e klubit nga Old Trafford po mendojnë përforcimin e skuadrës për të qenë konkurrues në kampionat dhe Ligë të Kampionëve.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi janë të interesuar përsëri në nënshkrimin me mesfushorin portugez të Barçës, Gomes.
Raportet e mediave theksojnë se një pagesë e raportuar prej 31 milionë funteve do të ishte e mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshjen.
Super-agjenti portugez, Jorge Mendes po përpiqet të shtyjë një lëvizje drejt Old Trafford pas kohës së pasuksesshme të mesfushorit në Camp Nou.
Gomes u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2016, dhe që atëherë ka bërë 38 paraqitje për katalunasit, duke shënuar vetëm tri gola.
Ai është zhvendosur nga formacioni dhe zgjedhja e parë e rezervave këtë sezon me ardhjen e brazilianit Paulinho, i cili tani është një shtyllë në mesfushën e Barçës. /Telegrafi/