LAJMI I FUNDIT:

Man United bën një lëvizje të papritur për transferimin e ish-lojtarit të Man Cityt

Man United bën një lëvizje të papritur për transferimin e ish-lojtarit të Man Cityt

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një ish-lojtari të Manchester Cityt të cilin e kishte zbuluar Pep Guardiola. 

Ka qenë një sezon për t’u harruar deri më tani ky për Unitedin, pasi ata kanë dështuar të vazhdojnë suksesin e sezonit të kaluar kur fituan FA Cup nën drejtimin e Erik Ten Hag. 

Tekniku holandez u zëvendësua nga Ruben Amorin në nëntor, por portugezi pati vështirësi që të aplikojë stilin e tij të lojës. 


Për momentin, Unitedi është në pozitën e 13-të në tabelën e Ligës Premier, 33 pikë mbrapa liderit Liverpoolit. 

Juventusi mund të detyrohet t’i shet dy yje, Man United dhe Man City shpresojnë në dy më të mirët  
Lexo po ashtu Juventusi mund të detyrohet t’i shet dy yje, Man United dhe Man City shpresojnë në dy më të mirët  

Me mendjen tek afati kalimtar veror, është raportuar se United ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha. 

Siç ka raportuar Daily Mail, United ka bërë një lëvizje të papritur për transferimin e 24-vjeçarit. 

Sipas mediumit gjerman BILD, ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë transferimin e Nmechas në verë, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro. 

Sidoqoftë, është sugjeruar se Dortmundi e cilëson Nmechan si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe do të ngurrojnë të ndajnë rrugët me mesfushorin gjerman. 

Nmecha ka dalë nga akademia e Cityt dhe ishte bërë pjesë e ekipit të parë nga Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Hoffenheimit në Ligën e Kampionëve. 

Vetëm një muaj më vonë, Nmecha kishte bërë debutimin e tij me ekipin e parë kur u fut në lojë në fitoren e Cityt me rezultat 2-1 ndaj Burton Albion në EFL Cup. 

Në verën e vitit 2023, Nmecha iu bashkua Dortmundit duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

Ndërkombëtare
Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori