Manchester City ka fituar ndaj Sheffield Unitedit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Qytetarët kanë marrë edhe fitoren e tetë radhazi në kampionat, duke rritur edhe shumë epërsinë me ndjekësit në tabelë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ferran Torres.

Në pjesën e dytë, përsëri City ishte ekip më i mirë, më kërkues, por edhe mysafirët patën një rast ideal.

Megjithatë, edhe pas tentimeve të dyja skuadrave, shifrat mbeten të paprekura dhe City në fund iu gëzua fitores me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 44 pikë apo katër më shumë se Manchester Unitedi i dyti, ndërsa Sheffield renditet i fundit me vetëm tetë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët udhëtojnë te Burnley, ndërsa Sheffield Unitedi e pret West Bromin. /Telegrafi/

telegrafi sport app