LAJMI I FUNDIT:

Man City ka gjetur zëvendësuesin perfekt të Kyle Walker – ai luan në Ligën Premier

Man City ka gjetur zëvendësuesin perfekt të Kyle Walker – ai luan në Ligën Premier

Kyle Walker do të jetë 35-vjeçar në fund të sezonit aktual, kështu që nuk është befasi fakti që Pep Guardiola po mendon për lojtarin i cili mund ta zëvendësojë atë dhe duket se e kanë gjetur zgjidhjen perfekte.

Pas i shërbeu Manchester Cityt që prej se u bë pjesë nga Tottenhami në vitin 2018, duket se fundi po afrohet për Walker dhe ai po luan vitet e tij të fundit të karrierës.

Me kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2026, mbetet të shihet nëse ai do të arrijë të mbajë nivelin e paraqitjeve të tij në linjë me kërkesat e Guardiolës për trofe dhe tekniku spanjoll tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e anglezit.


Kjo sipas ish-portierit të Tottenhamit, Paul Robinson, i cili ka thënë se City tashmë ka ‘shënjestruar’ Pedro Porron si zëvendësues të Kyle Walker.

“Ai është me siguri në radarin e Manchester Cityt. Një lojtar si Porro do të përshtatej në atë ekip të Man Cityt”.

“Kur ai luan në një rol hibrid, ai është një lojtar i cili shpeshherë e gjen veten të izoluar në fushë, lartë në fushë, por kualitetet e tij bazohen në fazën e sulmit, me vizionin e tij, me pasimet e tij”.

“Ai ka ato krosime të mira gjithashtu dhe nuk ka frikë të godasë. Ai është definitivisht një lojtar i cili mund të punojë për sistemin e Pep Guardiolës, sa do që më dhemb ta them”, ka thënë Robinson.

Porro paraprakisht kishte qenë pjesë e Cityt nga viti 2019 në 2022, por ai kurrë nuk ka luajtur një ndeshje për ekipin e Guardiolës dhe nuk ka biseduar asnjëherë me të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori