Man City fiton ndaj Leeds dhe kthehet në pozitën e dytë, Haaland shkëlqen me dy gola

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Leeds United me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Qytetarët ishin të rrëzikshëm në pjesën e parë, duke e rrezikuar portën e vendasve me Erling Haaland dhe Jack Grealish.
Pa u mbyll pjesa e parë Man City gjeti golin me Rodrin për 1-0.
Pjesa e dytë i takoi Haaland që fillimisht shënoi në minutën e 52-të për 2-0.
Në minutën e 65-të, u mbyll dilema e fituesit, kur norvegjezi shënoi për 3-0.
Leeds e shënoi golin e vetëm në minutën e 74-të me Pascal Struijk që përfitoi nga asistimi i Sam Greenëood për 3-1.
Me këtë fitore Man City ka 35 pikë, pesë më pak se Arsenali, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 15-të me 15 pikë./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
28/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































