LAJMI I FUNDIT:

Maliqi flet për ndalimin e hyrjes në Serbi: Nuk më dhanë asnjë arsye!

Maliqi flet për ndalimin e hyrjes në Serbi: Nuk më dhanë asnjë arsye!

Filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit sot i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë.

Në një prononcim për Telegrafin, Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre.

“Nuk më kanë dhanë asnjë arsye, patë procedura aty që zgjatnin dhe unë nuk munda me pritë 3 apo 4 orë aty sepse ishte ora 5 e mëngjesit dhe u detyrova të kthehem. Ndoshta më kanë ngatërruar emrin me ndonjë zyrtar sepse është edhe një Shkëlzen Maliqi i cili ka qenë zyrtar në Ministrin e Drejtësisë, po supozoj sepse nuk e di”, ka thënë Maliqi.


Analistit Shkëlzen Maliqi i ndalohet hyrja në Serbi
Lexo po ashtu Analistit Shkëlzen Maliqi i ndalohet hyrja në Serbi

Ai mendon se kjo ka ndodhur si shkak i asaj që Kosova shumë shpesh u ka ndaluar hyrjen zyrtarëve serb.

“Pas kësaj edhe anëtarët e tjerë të grupit vendosen që të kthehen së bashku me mua në Prishtinë. Kishim për të marrë pjesë në një diskutim në Beograd. Po supozoj se kjo ka ndodhur për shkak të ndalimit të zyrtarëve të tyre e tash këta po duan të na kthejnë në të njëjtën mënyrë”, theksoi Maliqi.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha. Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet. Publikimi dhe diskutimi implementohen nga Center for Cultural Decontamination bazuar në Beograd dhe Kosovo 2.0, bazuar në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori