Darian Males ka arritur në Milano dhe është gati ta finalizojë transferimin te Interi – raporton Sky Sport Italia.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, futbollisti do ta nënshkruajë kontratën me zikaltrit pasi të ketë kompletuar ekzaminimet e zakonshme mjekësore.


Talenti 19 vjeçar i FC Luzern pritet të largohet nga klubi zviceran për katër milionë euro.

Genoa, Atalanta, Juventusi dhe Valencia kanë qenë në garë për shërbimet e tij, por Interi ka arritur ta bindë që të kalojë në Giuseppe Meazza.

Males i ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje për Zvicrën U-19 dhe ka kontribuuar me dy gola dhe katër asistime në 21 ndeshje zyrtare me FC Luzern. /Telegrafi/

telegrafi sport app