LAJMI I FUNDIT:

Mal Nikçi, 93-vjeçari nga Peja që ende vozit traktor

Mal Nikçi, 93-vjeçari nga Peja që ende vozit traktor

I moshuri nga Peja preferon jetën e bjeshkëve. Ai thotë se prej 40 vitesh punët i kryen me traktor.

Mal Nikçi edhe pse është 93-vjeçar nuk i është dorëzuar shtratit si shumë bashkëmoshatar të tij.

Ai qysh në mëngjes zgjohet dhe fillon punët e shtëpisë, kur ka punë.


Jeta nuk ka qenë e lehtë për të pasi i kanë vdekur dy fëmijë.

“Kam pasur katër fëmijë por dy i ka marrë Zoti. Duhet të pajtohemi edhe pse është shumë e rëndë që prindi të përcjellë fëmijën në varr. Edhe gruaja më ka vdekur prej 18 viteve”, tregon i moshuari për RTV Dukagjinin.

93-vjeçari nuk është i kënaqur me gjeneratat e reja pasi sipas tij i kanë të gjitha mundësitë për t’u shkolluar e përparuar.

Pjesën më të madhe të vitit e kalon në Shtupeq, derisa pak muaj gjatë dimrit qëndron të fëmijët në Pejë.

Traktori është miku i tij më i mirë që e shoqëron.

Vozitja e traktorit në bjeshkët ku është lindur e rritur është ndër punët e përditshme.

“Prej 40 vitesh traktorin nuk e ndali. E kam edhe djalin që më shëtit me kerr por më pëlqen të lë ndezur edhe traktorin”, tregon i moshuari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Lajme
Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Lajme
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Prostitucion në shtëpinë e marrë me qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptarë në Durrës

Prostitucion në shtëpinë e marrë me qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptarë në Durrës

Lajme
Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Lajme
“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

Lajme
Kalo në kategori