LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Posta e Maqedonisë ka borxh rreth 10 milionë euro

Makraduli: Posta e Maqedonisë ka borxh rreth 10 milionë euro

Drejtori i përgjithshëm i SHA Posta, Jani Makraduli, deklaroi se Qeveria ka alokuar mjete nga buxheti për kompaninë për shkak të humbjeve të pësuara nga pandemia dhe pezullimit të shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të SHA Eurostandard Bankës Shkup.

Ai theksoi se qëllimi kryesor për momentin është stabilizimi financiar i Postës së Maqedonisë.

“Për momentin, qëllimi im kryesor edhe i bordit drejtues është të stabilizoj financiarisht kompaninë. Eliminimi i kostove të panevojshme, gjetja e klientëve të rinj, më shumë investime në zgjidhje që mund të përmirësojnë situatën financiare, mbi të gjitha është procesi i digjitalizimit, investimet në mjedis, dhe në këtë mënyrë stabilizimi financiar, por edhe rivendosja e reputacionit të dikurshëm që kishte SHA Posta, janë dy përparësitë e menaxhmentit. Mjetet që Qeveria jep për pagimin e pagave, do të drejtohen vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë”, nënvizoi Makraduli.


Borxhi i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë është rreth 10 milionë euro. Makraduli tha se përveç operacionit aktual, ekziston një borxh që tërhiqet nga e kaluara dhe nuk varet nga menaxhimi i tij, por edhe nga vendimet e qeverisë.

Nga 1 marsi qytetarët e Maqedonisë do të mund të kryejnë pagesat në postë
Lexo po ashtu Nga 1 marsi qytetarët e Maqedonisë do të mund të kryejnë pagesat në postë

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori