Majmuni shkaktoi kaos në një dyqan instrumentesh në Tennessee

Një majmun i lirë në Tennessee u kap më në fund pasi gjeti “strehë” në një dyqan instrumentesh muzikore dhe shkaktoi dëme.
Majmuni hyri në dyqanin Trade Center në Morristown gjatë natës së së dielës, duke u futur përmes një dere të vogël dhe duke “u ndjerë si në shtëpi”.

Policia u njoftua rreth orës 08:00 të mëngjesit, pasi kafsha iu shmang përkohësisht kontrollit të kafshëve.

Sipas policisë, majmuni u kap disa orë më vonë, rreth orës 18:00, në një vend tjetër të qytetit.

Banori lokal Adam Ivy i dha ujë dhe ushqime kafshës deri në mbërritjen e autoriteteve.

Dyqani publikoi foto të majmunit në rrjete sociale, duke e quajtur incidentin “pak punë majmunësh” dhe duke shtuar se po pastronin pasojat e vizitorit të papritur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































