LAJMI I FUNDIT:

Majk sjell këngën e re “E pa shpirt”

Majk sjell këngën e re “E pa shpirt”
Foto: Majk/YouTube

Reperi i njohur Majk, ka prezantuar për publikun projektin e tij muzikor me titull “E pa shpirt”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe hip-hop, dhe është incizuar në studion Big Deal Records.

Vija melodike dhe vargjet e tekstit janë realizuar nga vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha.


Foto: Majk/YouTube

“E pa shpirt” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer nga produksioni Sekuencë Studio.

Majk përndryshe po përmbyll një vit mjaft të suksesshëm për sa i përket prurjeve muzikore. /Telegrafi/