Afrika është bërë me ilaçin e saj të parë kundër coronavirusit, kështu të paktën pretendon presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, i cili tha se një pije e prodhuar me bimë të ndryshme dhe i përzier me ilaçin kundër malaries, pritet të shërojë të sëmurët. Ai do t’i jepet edhe të tjerëve si masë preventive.
Presidenti i Madagaskarit, Anndry Rojelina ka promovuar ilaçin COVID-Organics në televizionin shtetëror, me pretendimet se kjo pije e prodhuar në ishull do të “ndryshojë historinë” dhe që është më e rëndësishme të varfërve dhe fëmijëve do t’i jepet falas, transmeton Telegrafi.
Qytetarët tjerë do të detyrohen ta paguajnë 30 centë për një shishe të vogël të plastikës, apo 80 cent për një më të madhe që i ka një litër. Ky ilaç është prodhuar në Institutin për hulumtime që prej më shumë s e 30 vite praktikon barna tradicionale në Madagaskar.
Kjo pije me bimë natyrore nuk është testuar shkencëtarisht dhe nuk ka ndonjë dëshmi që reagon kundër COVID-19. Por, presidenti i këtij vendit me pompozitet po e promovon.
“Ajo çfarë duam të bëjmë është të popullarizojmë sa më shumë pijen tonë me qëllim të mbrojmë qytetarët tanë”, ka deklaruar Rojelina derisa po pinte një shishe të këtij “ilaçi” që do të shitet edhe nëpër filtra të vogël të çajit me një çmim prej 2.6 dollarë për 14 copë.
Një grup i zyrtarëve të Madagaskarit janë kundër këtij ilaçi, sepse siç pretendojnë nuk është dëshmuar asgjë me të, dhe për këtë arsye shumë fëmijë që e kanë marrë nëpër shkolla ku është shpërndarë falas, kanë hezituar ta pinë.
Kujtojmë që Madagaskari, ky shtet ishull në Oqeanin Indian, ka 26 milionë banorë dhe deri më tani ka të konfirmuar 128 raste me COVID-19. Por ajo çfarë është më e rëndësishme se deri më tani askush nuk e ka humbur jetën.
Mediat amerikane të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje me sugjerim të zyrtarëve kompetentë të shëndetësisë, kanë bërë thirrje të mos përdoret kurrfarë ilaçi popullor apo ndonjë lloj çaji që nuk ka dëshmuar diçka pozitive, sepse mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës