LAJMI I FUNDIT:

Macron: Dalja e Britanisë nga BE, këmbanë alarmi për Evropën

Macron: Dalja e Britanisë nga BE, këmbanë alarmi për Evropën

Brexit është një këmbanë alarmi historike për Evropën që të bëhet sa më e thjeshtë dhe demokratike, tha Presidenti i Francës, Emanuel Makron pak orë para daljes zyrtare të Britanisë se Madhe nga Bashkimi Evropian.

Macron deklaroi se praktikisht nuk do të ketë ndryshime në lidhjet midis dy shteteve, por paralajmëroi se nuk do të jenë të njëjtat marrëdhënie. 

”Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”, tha Macron.


Ai tha se 27-të vendet e mbetura të BE duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian”.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori