Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje të martën për krijimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”, për të mbrojtur më mirë veten kundër Rusisë dhe madje edhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Macron, i cili ka bërë thirrje për formimin e një force ushtarake të përbashkët të BE-së që nga ardhja e tij në pushtet vitin e kaluar, tha se Evropa ka nevojë për të reduktuar varësinë e saj nga fuqia amerikane, sidomos pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga traktati bërthamor i epokës së Luftës së Ftohtë.
“Ne duhet ta mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Macron për radion Europe 1.
“Kur e shoh presidentin Trump duke njoftuar se po heq dorë nga një traktat i madh i çarmatimit i cili u formua pas krizës euro-raketore të viteve 1980 që goditi Evropën, kush është viktima kryesore? Evropa dhe siguria e saj”, tha ai.
“Ne nuk do të mbrojmë evropianët, nëse nuk vendosim të kemi një ushtri të vërtetë evropiane”, ka thënë ai në intervistë, të regjistruar të hënën në mbrëmje në Verdun, në verilindje të Francës.
Të ballafaquar me “një Rusi që është në kufijtë tanë dhe ka treguar se mund të jetë një kërcënim”, Macron argumentoi: “Ne kemi nevojë për një Evropë që mbron veten më mirë, pa u varur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, në një mënyrë më sovrane”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, BE-ja ka iniciuar një fond të përbashkët mbrojtës prej shumë miliardë eurosh vitin e kaluar, i projektuar për të zhvilluar kapacitetet ushtarake të Evropës dhe për ta bërë kontinentin më strategjik të pavarur.
“Paqja në Europë është e pasigurt”, ka shtuar Macron për Europe 1, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi goditur nga përpjekjet për ndërhyrje në hapësirën kibernetike dhe ndërhyrje të shumta në demokracitë tona”, tha ai në një referencë të dukshme ndaj Rusisë.
Ai gjithashtu paralajmëroi për “fuqitë autoritare që po zënë vend brenda kufijve në Evropë”.
Macron ka paralajmëruar nacionalizmin në rritje ndërsa po përgatitet për të pritur dhjetëra udhëheqës botërorë, duke përfshirë Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, të dielën për të shënuar 100 vjet që nga armëpushimi i Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tjetër pako e dyshimtë në Londër, policia kryen shpërthim të kontrolluar në stacionin hekurudhor
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë