Site icon Telegrafi

Maçoku i familjes braziliane u kthye në shtëpi i mbuluar nga puthjet

Një familja u habit kur pa se maçoku i tyre u shfaq në shtëpinë e tyre i mbuluar me buzëkuq rozë nga puthjet që i kishte dhënë një person tjetër.

Duke postuar në Reddit, pronarët e maces që quhet Cotton Candy argëtuan internetin pasi postuan foto të maçokut që në dukje mori puthje të shumta nga një admirues i panjohur, transmeton Telegrafi.

Cotton Candy jeton me pronarin Arivane, 54 vjeç, në Florianopolis në Brazilin jugor, ku shtëpia e tyre ka një oborr të madh derisa është e mbushur me pemë për t’u eksploruar.

Ai është maçoku më i vjetër e tre, pasi familja zotëron gjithashtu edhe dy mace të tjera.

“Gjithçka ndodhi shumë papritur. Ai u shfaq me shenja buzëkuqi në fytyrë dhe ne nuk e dinim se çfarë kishte ndodhur. I bëmë një kontroll oborrit dhe zbuluam një vrimë në gardh”, tha Arivane. /Telegrafi/

Exit mobile version