Site icon Telegrafi

Macja dhe delja fitojnë çmimin “Çifti i Vitit” në kopshtin zoologjik të Ukrainës

Kopshti zoologjik i Odesës në Ukrainë njoftoi se një dyshe e pazakontë fitoi konkursin vjetor “Çifti i Vitit”: një mace dhe një dele.

Kopshti zoologjik tha në rrjetet sociale se Masazhik, macja, dhe Bagel, qengji, u shpallën Çifti i Vitit, duke mundur disa çifte të së njëjtës specie, përfshirë lemurët, tigrat dhe iriqët.

Finalistët u zbuluan në një video në YouTube më herët gjatë javës, ndërsa fituesit u shpallën të enjten në Facebook.

Masazhik, emri i së cilës përkthehet si “terapiste masazhi”, shpesh mund të shihet e ulur mbi shpinën e Bagelit. /Telegrafi/

Exit mobile version