LAJMI I FUNDIT:

Maasikas: Është mbreslënës përkushtimi i Qeverisë

Maasikas: Është mbreslënës përkushtimi i Qeverisë

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Matti Maasikas, ku të dy bashkëbiseduesit kishin fjalën e tyre para opinionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë konfirmoi determinizmin e Qeverisë lidhur me largimin e të gjitha pengesave që paraqesin pengesë për euro- integrimet tona në zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe mbylljen e çështjeve politike, mes të cilave është edhe marrëdhënia me fqinjët, por edhe miratimin e ligjit të shfrytëzimit të gjuhëve.

“Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Estonisë deri në fund të vitit, periudhë të cilën vendi ynë vendosi t’i përkushtojë reformave dhe gjitha pengesa tjera që vështirësojnë afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Qëllimi ynë është, deri sa vazhdon Kryesimi i Estonisë, t’i marrim hapat e para konkrete nga ana e Unionit që do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Osmani gjatë takimit.


Ai shtoi se është mirë që Republika e Maqedonisë, në këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian, ka miq dhe mbështetës, dhe se Republikën Estoneze e konsideron si aleat të tillë.

Maasikas duke iu falënderuar mikpritjes dhe miqësisë të cilën e ndjen tani më në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, theksoi se BE-ja konfirmon pozitën e saj për mbështetjen në procesin e zgjerimit, ndërkaq Kryesimin i Estonisë dhe kryesimet e ardhshme të Bulgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme, moment të mirë, e cila nuk duhet të humbet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam i impresionuar nga përkushtimi i Qeverisë ta shfrytëzoje këtë moment. T’ju përkushtohet reformave dhe shmangies që pengesave tjera në rrugën drejt Unionit. Zgjerimi është proces meritor, dhe gjitha vendet, që kanë aspirata dhe i përmbushin kushtet, duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Maasikas gjatë fjalës së tij.

Ai potencoi faktin, se të gjitha proceset e suksesshme integruese në Evropën Qendrore dhe Lindore janë ndërtuar me konsensus të fortë të brendshëm, duke ia rekomanduar atë përvojë Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori