Reperi i njohur i estradës shqiptare, Lyrical Son, ka publikuar në kanalin zyrtar, YouTube edhe këngën "Leshkobar". 

Ky projekt, i cili është pjesë e albumit "United State of Albania", është sjellë në versionin audio dhe u prit mjaft mirë nga publiku.


Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa beatin e ka realizuar 'Strike Beatz'.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Pressplay, kurse meritat më të mëdha shkojnë për grupin PINT pasi i gjithë projekti është realizuar nën përkujdesjen e tyre.

Kjo këngë pason pas bashkëpunimit të Lyrical Son me Mc Kreshën, Semiautomvtic, Kreshnique dhe NS, të cilët javën e kaluar lansuan "Beirut" në platformën YouTube.

Ndërkohë, MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan më 17 shkurt për ditën e pavarësisë së Kosovës albumin “United State of Albania”.

Albumi “USA” gjithashtu përmban 23 këngë, shumica bashkëpunime me hip hop yje të skenës. /Telegrafi/