LAJMI I FUNDIT:

Lyon interesohet për rikthimin e Umtitit, Barça gati ta përfshijë francezin në ofertën për Depay

Lyon interesohet për rikthimin e Umtitit, Barça gati ta përfshijë francezin në ofertën për Depay

Olympique Lyon është gati për ta rikthyer në skuadër mbrojtësin Samuel Umtiti.

Qendërmbrojtësi francez u largua katër vite më parë nga Lyon për t’iu bashkuar Barcelonës për 25 milionë euro.

Por ai tani nuk bënë pjesë në planet e katalunasve dhe Lyon dëshiron ta rikthejë përsëri në Ligue 1.


Interesimi i Lyon për Umtitin ka bërë që Barcelona të rihapë negociatat për transferimin e Memphis Depay nga skuadra franceze.

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, dy skuadrat kanë rihapur negociatat dhe po bisedojnë për shkëmbimin e lojtarëve.

Vlera e lojtarëve është e njëjtë dhe Barça e Lyon mund të shkëmbejnë lojtarët kokë më kokë pa pasur nevojë të shtojnë para.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e dy lojtarëve, por duket se marrëveshja mes palëve është shumë afër.

Vlen të theksohet se Depay ka një marrëveshje personale me Barcelonën dhe po pret që klubet të gjejnë gjuhë të përbashkët që holandezi të transferohet në Camp Nou.

Nga ana tjetër edhe Umtiti nuk është kundër rikthimit te Lyon, duke parë që te Barça e ka shumë të vështirë të luaj si titullar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori