LAJMI I FUNDIT:

LVV në Podujevë: Asamblisti i LDK-së tentoi ta sulmojë fizikisht kryetarin Bulliqi

LVV në Podujevë: Asamblisti i LDK-së tentoi ta sulmojë fizikisht kryetarin Bulliqi

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka thënë se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, ka tentuar ta sulmojë fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Në komunikatën e LVV-së thuhet se asamblistët e LDK-së, e veçmas Ekrem Rrahmani, “pothuajse në secilën seancë të Kuvendit vazhdon me fyerje e sjellje prej rrugaçësh si ndaj këshilltarëve të partisë tonë, po ashtu edhe ndaj kryesuesit të Kuvendit.

Sipas LVV-së në Podujevë, e gjitha ndodhi pas një debati të gjatë për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete, Demokrat Hodolli.


“Këshilltari Hodolli kohë më parë e ka deklaruar daljen nga Grupi i LDK-së, po nuk ka hequr dorë edhe nga partia e tij. Duke qenë kështu, ai ka vazhduar të jetë anëtar i Komitetit për Komunitete. Por, kërkesa shumë meskine e LDK-së ishte që Hodolli të zëvendësohet me një anëtar tjetër të tyre, gjë që edhe u hodh në votim nga kryesuesi, por që nuk i mori votat e mjaftueshme”.

“Meqenëse dështoi propozimi i tyre, Kryetari Bulliqi për t’i dhënë zgjidhje kësaj kërkese, propozoi që për këtë çështje të kërkojnë përgjigje nga MAPL-ja se si të veprojnë rreth anëtarit të Komitetit për Komunitete. As kjo nuk u mjaftoi dhe Ekrem Rrahmani, eskaloi në fyerje ndaj Kryetarit dhe këshilltarët e LDK-së e penguan edhe rrjedhën e seancës. Ndërkohë, Ekrem Rrahmani shkoi në foltore për ta sulmuar Kryetarin Bulliqi”, thuhet në reagimin e LVV-së në Podujevë.

Tutje, LVV-ja në Podujevë tha se i vetmi argument i Rrahmanit të LDK- së është arroganca, fyerja dhe “sjellja prej një rrugaçi të papërmirësueshëm”.

“Përfaqësues të tillë, nuk i bëjnë nder jo vetëm Kuvendit Komunal, por as partisë që e përfaqëson. Në Polici rastin e ka paraqitur Kryetari Bulliqi për tentim sulm fizik ndaj tij dhe presim tash që organet e rendit të ndërmarrin hapat e nevojshëm bazuar në legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori