LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -6° clearsky_night

LVV-ja akuzon qeverinë komunale të Prizrenit për fryrje çmimesh në tenderin për ndriçimin publik

LVV-ja akuzon qeverinë komunale të Prizrenit për fryrje çmimesh në tenderin për ndriçimin publik

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale të Prizrenit për fryrjen e çmimeve në tenderin për ndriçimin publik.

“Në tenderin: ‘Instalimi dhe riparimi i ndriçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera’,  shihet qartë se korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike është bërë fenomen që e karakterizon qeverisjen komunale të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së, raporton Telegrafi.

Kjo parti opozitare ka theksuar se në këtë tender “një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980 euro dhe 2,680 euro për copë, shifra të shumëfishuara krahasuar me çmimin real të tregut”.


“Shtyllat “Smart” ndriçuese, të cilat në çdo qytet tjetër kushtojnë shumë më pak, janë faturuar në këtë tender me 31,600 euro dhe 32,000 euro për copë”, thuhet në reagim, me ç’rast tutje qeveria komunale akuzohet për keqpërdorimin e buxhetit komunal.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren denoncon publikisht këtë aferë korruptive dhe kërkon llogaridhënie të menjëhershme”, thuhet në reagim, teksa i bëhet thirrje edhe organeve kompetente që të kryejnë hetim të plotë për këtë rast.

Lidhur me këto pretendime të LVV-së deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Evropa
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Kalo në kategori