LAJMI I FUNDIT:

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim me postë

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në momentet e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kërkesat e kësaj partie përfshijnë , anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së, rivotim të votave me postë për diasporën dhe eliminimin nga lista të kandidatit Hysen Çekaj.

Blerim Sallahu dhe Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje njoftuan se kanë dorëzuar një ankesë prej 20 faqesh, ku pretendojnë se kanë paraqitur “prova të manipulimeve” nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese me 42.3% të votave. Megjithatë, kjo parti nuk po e pranon rezultatin dhe ka vendosur të ankimojë vendimin në PZAP.

Zëvendësministri Blerim Sallahu, në një konferencë për medie, deklaroi se ankesa fokusohet në dyshimet për manipulime me votat me postë, sidomos ato të LDK-së.

“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare, me pretendimet tona lidhur me votimet me postë. Ka pasur manipulime dhe keqpërdorime të shumta nga anëtarët e LDK-së, ku votimet kanë ndodhur në mënyrë të manipuluar masivisht, me të njëjtin kimik dhe nga të njëjtat duar,” deklaroi Sallahu.

Sipas tij, njerëz të LDK-së kanë votuar masivisht për këtë parti, ndërsa ka pasur parregullsi në regjistrimin e votuesve, përfshirë përdorimin e një numri të vetëm telefoni për qindra votues. Sallahu e cilësoi këtë si një “organizim kriminal” të ndodhur nën strukturat e LDK-së.

Duke argumentuar padrejtësinë e pretenduar, Vetëvendosje kërkon nga PZAP që:

Të anulojë 18 mijë votat me postë të LDK-së.

Të organizohet rivotim për votat e diasporës.

Kandidatët që kanë marrë më shumë vota me postë se sa në Kosovë, të hiqen nga lista dhe të mos zëvendësohen me të tjerë.

Vendimi i PZAP-së pritet të ndikojë në rrjedhën e procesit zgjedhor dhe në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori