Dukagjini është mposhtur nga Ballkani me rezultat të thellë 4-1, në xhiron e 19-të të BKT Superligës së Kosovës.

Për klinasit, ishte ky një fillim i hidhur i stinorit pranveror në udhëtimin e tyre në Suharekë, teksa kjo humbje vjen katër ditë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.


Skuadra e Dukagjinit sot ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit, Artan Luzi, pasi Armend Dallku është i dënuar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor.

auto 273593440 447981923735507 5484735947463934702 n1644675945

Luzi në prononcimin e tij pas ndeshjes pranoi se fitorja e Ballkanit ishte e merituar, duke shpresuar në përmirësimin e gabimeve të skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.

“I uroj fitoren e merituar Ballkanit, ka dominuar në gjithë ndeshjen. Ne në fazën defensive kemi bërë gabime individuale dhe ekipore. Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime”, ka thënë Luzi.

Luzi Artan Luzi, Armend Dallku dhe Agon Ramadani

Dukagjini në javën e ardhshme e pret në shtëpi Drenicën, teksa Ballkani do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Prishtina. /Telegrafi/

telegrafi sport app