LAJMI I FUNDIT:

Lutja, zgjidhje për qetësinë shpirtërore

Lutja, zgjidhje për qetësinë shpirtërore

Lutja është shumë e dobishme për t’u dhënë forcë viktimave të dhunës dhe abuzimeve seksuale.

Në disa raste, megjithatë, mund të shndërrohet në një thikë me dy presa. Dikush më shumë dhe dikush më pak, kalojmë momente të vështira në jetë. Disa herë ato janë aq të vështira, sa nuk dimë kujt t’i drejtohemi. T’i besosh “dikujt” dhe të lutesh, ndonjëherë është zgjidhje, jo për problemet ndoshta, po për qetësinë shpirtërore.

Lutja në fakt, sipas një studimi të revistës Social Psychology Quarterly, mund të ofrojë një ngushëllim të madh. Për të arritur në këtë konkluzion janë bërë sondazhe me persona që kanë qenë të dhunuar brenda familjes së tyre.

Doktori Shane Sharp, që është dhe autor i këtij studimi, ka vënë re se shumica e këtyre personave preferojnë të luten. /Telegrafi/