Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se partia e saj pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të vazhdojë të mbajë qasje bashkëpunuese në dialogun politik për zgjedhjen e presidentit.

“Ne e kemi pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vazhdojmë qasjen tonë bashkëpunuese për të siguruar institucione funksionale, por përgjegjësia kryesore mbetet te partia më e madhe, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe pa të cilën nuk mund të zgjidhet presidenti", tha Lushaku.


Ajo shtoi se, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk tregon vullnet për marrëveshje, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Prandaj, nëse vullneti i tyre është që të ketë një zgjidhje, do të kemi. Nëse jo, Kosovës i mbetet të shkojë drejt zgjedhjeve, për çka LDK-ja është e gatshme, e bashkuar dhe unike. Qytetarët kanë votuar që VV ta ketë qeverisjen, por jo edhe presidentin,” përfundoi Lushaku. /Telegrafi/