Mbi 1 mijë persona kanë kryer vetëvrasje në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Me hapjen e një përkujtimoreje në të cilët janë mbledhur lule të verdha, sot është përmbyllur kampanja “Linja e Jetës”, dedikuar këtyre viktimave.
Bind Skea nga Organizata për Informim dhe Përmirësim Social, tha se kanë përzgjedhur që këto lule të jenë me ngjyrë të verdhë me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit karshi kësaj dukurie negative.
“Kjo hapësirë i dedikohet viktimave të vetëvrasjes në 20 vjetët e fundit në Kosovë që shënojnë mbi 1 mijë persona. Secila bimë që kemi mbjellë e ka një lule që simbolizon një person që ka kryer vetëvrasje në Kosovë. Ngjyra e verdhë është përzgjedhur si mënyrë për të ndërgjegjësuar gjithsecilin për parandalimin e vetëvrasjes, për këtë e kemi emëruar edhe kampanjën ‘Këtu për ty’ që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth parandalimit të vetëvrasjes, dhe t’iu tregohet njerëzve që Lindja e Jetës që është një linje aktive për parandalimin e vetëvrasjes, është resurs që mund të përdoret prej tyre dhe me mund të jep përkrahje gjatë pandemisë nëpërmes mesazheve më pozitive dhe t’iu tregohet se ne mund t’i dëgjojmë problemet e tyre”, tha ai, raporton KP.
Adrian Berisha, këshilltar i kryetarit të Prishtinës, thotë se duhet shtuar kujdesi për shëndetin mendor, andaj edhe e kanë përkrahur këtë projekt që për fokus ka rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë.
“Kemi për qëllim të bashkëpunojmë sa më shumë në drejtim të përmirësimit të apo kujdesit sa më të madh për shëndetin mendor, sepse mendojmë se shëndeti mendor është primar dhe duhet të kujdesemi sa më shumë dhe të punojmë në atë drejtim”, tha ai.
Kozeta Imami nga Zyra e UNICEF-it, tha se kjo organizatë mbështet projektet që tentojnë të rritin vetëdijen në lidhje me këto dukuri negative.
“Shëndeti mendor e konsiderojmë si një çështje shumë e rëndësishme dhe përmes aktiviteteve të ndryshme ku me këtë rast me partnerin tonë LENS kemi tentuar që sado pak të mundohemi të rritim vetëdijen, por edhe në të njëjtën kohë të ofrojmë përmes linjës së jetës dhe të jemi sa më afër të gjithë banorëve të Kosovës”, tha Imami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri