LAJMI I FUNDIT:

LUKOIL Maqedoni me program të ri për besnikëri për personat fizik

LUKOIL Maqedoni me program të ri për besnikëri për personat fizik

LUKOIL Maqedoni ka sjellë program të ri për besnikëri për personat fizik të quajtur “LUKOIL KLUB”, nëpërmjet të cilit anëtarët e programit për besnikëri do të marrin poena dhe përfitime ekskluzive, gjegjësisht pikët e mbledhura mund t’i kthejnë në derivate të naftës, të blejnë në marketet e LUKOIL, por edhe t’i shfrytëzojnë për aksionet e panumërta.

Pikët mblidhen thjesht, gjegjësisht me transaksionet e bëra në vendet e shitjes së LUKOIL Maqedoni, me çka çdo pikë e pa vlerën e 1 denarit, ndërsa që përdoruesit të bëhen pjesë e programit “LUKOIL KLUB” duhet të kenë numër telefoni nga operatorit e Maqedonisë, në të cilin do të marrin SMS me kod prej katër shifrave, me të cilin do të mund të anëtarësohen në program.

Me qëllim lehtësimin e anëtarësimit për të interesuarit, kompania ka mundësuar dy mënyra për qasje në program. Gjegjësisht, që të bëheni anëtar në “LUKOIL KLUB”, përdoruesit do të duhet të marrin kartelë “LUKOIL KLUB” në cilën do prej pompave të benzinës me së paku 1.000 denarë mbushje karburant, ose ta shkarkojnë aplikacionin për celular nga GooglePlay ose AppStore “LUKOIL CLUB MACEDONIA”, i cili bëhet aktiv menjëherë, pa kushte gjatë regjistrimit.

Ky program për besnikëri është vendosur në nivel korporativ, ndërsa nga kompania thonë se vjen si rezultat i angazhimit të tyre për t’i shpërblyer dhe falënderuar klientët e tyre besnik.

“Për klientët tonë persona juridik tashmë kemi program aktiv për kartela, megjithatë prej tani edhe klientët tonë të çmuar persona fizik mund të kënaqen me privilegjet dhe përfitimet e shumta. Besoj se në këtë mënyrë edhe një herë e tregojmë vlerësimin e besnikërisë së klientëve tonë, por ky program gjithashtu paraqet një hap më shumë drejt përmbushjes së qëllimeve tona strategjike që të krijojmë lidhje afatgjate me konsumatorët, duke ua lehtësuar çdo ditë udhëtimin”, deklaroi Andrej Kuku, drejtor rajonal në “LUKOIL Maqedoni”.

Mundësi tjetër interesante për anëtarët e këtij programi për besnikëri është ajo që në aplikacionin për celular mund të krijohet edhe “Rrethi i miqve”, gjegjësisht të jepen kartela me të cilat pronarët mund të ndajnë pikët.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat dhe me programin mund t’i gjeni në faqen e internetit “https://club.lukoil.com.mk“, ku anëtarët njëkohësisht mund të regjistrohen, të kontrollojnë pikët, të marrin informacione për promovimet, si dhe informacione tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori